Projekti për Arsimin Fillor (PEP) është një nismë e drejtuar kah të gjitha shkollat fillore në Maqedoni. PEP mundohet që të përmirësoj kualitetin e edukimit dhe të rris aftësit punuese të rinisë.
Ky projekt është një vazhdim nga një grumbull i projekteve nga USAID për të përforcuar edukimin në Maqedoni dhe të përkrah përpjekjet për decentralizim në rrugën e Maqedonisë për hyrje në Bashkimin Europian.
Qëllimet kryesore të PEP janë:
-
përmirësim të mësimit dhe mësimdhënies që do tu mundësoj nxënësive të zotërojnë aftësit për mendim kritik;
-
rritje të çasjes dhe përdorimit të teknologjive kompjuterike që tu ndihmohet nxënsive të kenë sukses në tregun e punës;
-
tu ndihmojë shkollave ti përmirësojnë ambientet për mësim që të simulohet mësimi dhe kreativiteti duke renovuar ndërtesat e tyre;
-
të punohet me arsimtarët dhe me Ministrinë që të zhvillohen materiale digjitale mësimore që të mundësohet mësim aktiv;
-
përmirësim të matekatikës dhe lëndëve shkencore duke përmirësuar programin dhe teknikat mësimore;
-
përmirësim të vlerësimit nëpër shkolla që të stimulohet dhe të përforcohet mësimi kualitativ;
Drejtim/menaxhim të Projektit
Akademia për Zhvillim të Arsimit (AED), organizatë joprofitabile amerikane, implementon PEP si përfaqësuese e USAID në partneritet me Univerzitetin e Indianës, Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (MCEC) dhe organizata lokale joqeveritare dhe kompani private. AED ka partneritet me korporata nacionale dhe ndërkombëtare që kanë programe edukative, si edhe interes për të rritur efektivitetin e përdorimit të teknologjisë informative në shkolla dhe dëshirë për të promovuar kualitetin e edukimit, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në këtë regjion dinamik. Me këto partneritete, AED synon të funizojë resurse të rëndësishme për projektin.
Komponentet e Projektit
Për më shumë informata rreth çdo komponente, ju lutemi shtypni në linkun më poshtë:
- Renovim i shkollave
- TIK në arsim
- Përmirësimi i matematikës dhe lëndëve shkencore
- Përmirësimi i vlerësimit
- Përmirësimi i aftësive të punës
Për më shumëp informata:
Kontakt info@pep.org.mk ose
Projekti për Arsimin Fillor (PEP)
rr. Bukureshka 91
1000 Shkup, Maqedoni
Tel: (+389) 2 306 1620
USAID kontakte:
Lela Jakovlevska
E-mail: ljakovlevska@usaid.gov
Natasa Murxheva
E-mail: nbuleska@usaid.gov