| |
Aktivitetet e komponentës janë të fokusuara në:
- Rritjen e vetëdijes publike për nevojën e notimit kualitativ, nëpërmjet shpalljes së materialeve promovuese, sigurimit të informative dhe përfshirjen në shqzrtimin e çështjeve lidhur me notimin;
- Avancim të kualitetit të notimin në praktikat e mësimëdhënies së përditëshme;
- Lidhjen e notimit shkollor me notimin e jashtëm, për të cilat përgjegjëse është Ministra e arsimit dhe shkencës bashkë me intitucionet tjera shtetërore.
Komponenta synon zhvillim të modelit për notim shkollor në Maqedoni, e cila do jetë kompatibile me atë të Unionit Evropian.
Kjo kompontetë realizohet në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)
Realizohen këto grupe të aktivitetesh:
1. Zhvillim të standardeve për notimin e nxënësve
PEP i ndihmoi Byros për zhvillim të arsimit të përpunoj një dokument kyç, “Udhëzuesin për notim të nxënësve në shkollat fillore”, që ishte aprovuar nga Ministri për arsim dhe shkencë në fillim të vitit 2008. Ky dokument i bashkon dy principet themelore për notim shkollor, standardet për implementim kualitativ të notimit në shkollat dhe kompetencat e nevojshme për arsimtarët që ta udhëheqin notimin nëpërmjet standardeve të përcaktuara. Ky dokument paraqet model për gjithë aktivitetet e projektit për përmirësimin e notimit shkollor.
Me qëllim që të zhvillohen standarde të larta për notim, komponenta krijoi “Kodeks etik për notim”. Ky kodeks u referohet arsimtarëve, prindërërve dhe përfaqësuesve të qeverisë të cilët janë përgjegjës për arsim. Shumë shkolla i përfshinë prindërit dhe nxënësit dhe përgaditën kodekse të tyre për notim.
2. Sigurim të përkrahjes për zhvillim profesional të arsimtarëve në notimin
Komponenta siguron trajnim për arsimtarë për notim formative dhe sumativ, zhvillim të testeve dhe instrumenteve tjera për notim, përdorimi të metodave të ndryshme për notim që të përmirësohet mësimi dhe suksesi te nxënësit. Me qëllim që të siguroj trajnime përtë gjithë arsimtarët, PEP ka mbajtur puntori për trajnime në nivel shtetëror, regjional dhe nivel shkollor. Trajnimet bazë për notimin formative që ishin në periudhën prej janarit 2008 deri në shtator 2010, i kanë përfunduar mbi 90% të arsimtarëve lëndor nga të gjithë shkollat fillore në Maqedoni. Drejtorët shkollor, si dhe bashkëpunëtorët professional dhe përfaqësuesit e komunave, gjithashtu i kanë kaluar këto trajnime për planifikim dhe mbikqyrje të përmirësimit të notimit shkollor. Deri në fund të projektit të gjitha shkollat do të marrin trajnim për notim sumativ.
Gjatë implementimit të projektit, arsimtarëve ju është siguruar përkrahje nga këshilltarët e Byros për zhvillim të arsimit dhe nga kolegët e tyre me më shumë experience. PEP promovon bashkëpunim mes shkollave në fushën e notimit. Këto arsimtarë dhe ekspertë për arsim të cilit tregojnë interesim në aplikimin e qasjeve të reja për notim, janë të angazhuar si trajnues dhe mentorë për arsimtarët të tjerë. Ekspertë për notim dhe arsimtarë që janë të sukseshëm në aplikimin e çasjeve të reja janë angazhuar si trajnues dhe mentor për arsimtarët tjerë.
3. Krijim të materialeve elektronike dhe të shkruara për notim
Arsimtarët të cilët janë më kreativ në aplikimin e metodave dhe teknikave të ndryshme për notim janë zgjedhur si udhëheqës të ndryshimeve dhe punojnë me PEP në përgaditjen e materialeve të shkruara dhe elektronike për mësim dhe trajnim, duke kyqur dhe instrumente për notim që mund të futen në përdorim në mësimdhënie. Gjithashtu punojnë në mbledhjen e pyetjeve dhe testeve dhe krijimin një banke elektronike për detyra testi që arsimtarët të mund ta përdorin për përmisimin e kualitetit të detyrave që i vetë i përgadisin.
4. Përkrahje e institucioneve në nivel lokal dhe shtetëro për arsim për përdorimin e qasjeve të reja në notim
Për avancim të notimin komponenta bashkpunon me Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Byron për zhvillim të arsimit, Qendrën shtetërore për testime, Inspektoratin shetëror të arsimit dhe komunat përmes organizimit të trajnimeve specifike dhe sigurim të informatave që do të ndihmojnë në krijimin e politikave edukative.
|
|