Si e përmison një shkollë ligjërimin dhe mësimin përmes vlerësimit

Sh.F. “Kuzman Josifovski Pitu“ është partner dhe bashkpuntor i USAID PEP që çon deri tek ligjërim, mësim dhe vlerësim më të mirë në shkollë.

Para një kohe biseduam me psikologun e shkollës dhe PEP trajnues, Zlata Ançevski, e cila na i sqaroi detajet e përmisimit eduakativ. Ajo dhe mesuesja për gjuhë angleze dhe kordinator i skuadrës për vlerësim, Lidija Kotusheva kanë marrë pjesë në shumë puntori të organizuara nga PEP. Të gjithë mësuesit tjerë dhe drejtori kanë vizituar trajnime për përmisimin e vlerësimit.

Pas trajnimeve për vlerësim nga PEP, unë dhe kolegët mendojm se jemi në rrugën e duhur drejt ndryshimeve dhe përmisimeve. Dallimi në procesin e vlerësimit është pozitiv, spontan dhe i sigurt. Nxënësit mendojnë se metodat e reja për vlerësim janë më interesante – tha psikologu i shkollës, Zlatna Ançevska.
           
Siç e shohim, nxënësive veçanërisht u pëlqen kur marrin informatë këthyese nga mësuesi. Metodi i vjetër për vlerësim ka hyrë nën hije pasi metodi i ri është më interesant dhe më i pranueshëm për fëmijët. Dhënia e informatës këthyese është veçanërisht e dobishme për nxënësit me nota 2, 3 dhe 4, përshkak se u ndihmon nxënsive të shohin ku të kushtojë më shumë rëndësi.

Ema është klasa e shtatë në shkollën “Kuzman Josifovski Pitu“ dhe ka bërë poster për Kodeksin Etik dhe ashtu na dëshmoi se sa mirë e kuptojnë nxënësit këtë kodeks. Gjithashtu na tregoi se i pëlqen metodi i ri i vlersimit kur nuk vëndohen vetëm nota “të ftohta“, por tregohet ku duhet të përqëndrohet më shumë vëmendje në të ardhëmen. Kjo mënyrë është motivuese dhe kurajuese për nxënësit.

“Më shumë më pëlqen kur marrë informatë këthyese nga mësuesi për atë se çfar kam mësuar mirë dhe çfar duhet të mësoj më shumë.“

Nxënësit nga kjo shkollë veçanërisht duan të punojnë më Kodeksin Etik të bërë nga PEP. Femijëve i kanë të njohura shembujt, përderisa broshura e ilustruar është interesante për moshën e tyre. Për Kodeksin Etik shkolla organizoi puntori ku nxënësit punonin në “stuhi idesh“ për definimin e Kodeksit Etik dhe kishin mjaf ide të mira. Është interesant ajo që nxënësit mendojnë se të rriturit duhet ta praktikojnë ketë kodeks që të jenë model të mirë për sjellje. Ata krijuan kodeksi etik të posaçëm për sjelljen e nxënsive dhe bënë një film të shkurtër për situatat tipike ku ky kodeks është thyer.

“Kuzman Josifovski Pitu“ dëshmoi se si një shkollë mund të rritet dhe të përsmisohet për të mirën e nxënsive me zbatimin e teknikave të reja për vlerësim dhe bashkpunim.
 

 

Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster

©2007 USAID Projekt për arsimin fillor

USAID AED