| |
“PEP trajnimet për udhëzime në karrierë po japin rezultate praktike”
Për shkak të natyrës së saj të lumtur Vlora Ibrahimi, është i njohur si vajza "smiley” J . Ajo është 17 vjeçare dhe në vitin e tretë në gjimnaz e Gostivarit
Lexoni më shum...
Notimi i punës të nxënësve në orë të historisë
Olivera Griçenko është arsimtare historije nga sh.f Aleksandar Zdravkovski nga f, Jegunovc, dhe në vitin 2008 i vizitonte seminaret për avancimin të notimit.
Lexoni më shum...
Shkolla fillore “Kirili dhe Metodij” nga Tetova
përmison mësimdhënien me implementimin e qasje inovative
Satki Ismaili është arsimtar në Shkollën fillore “Kirili dhe Metodij” ne Tetovë dhe është pjesëmarës inovativ në USAID/PEP i cili punon në shkollë të hapur për ndryshime dhe ne cdo hap i ndjek reformat të cilat implementohen në procesin arsimor.
Lexoni më shum...
PEP e-buletinët përkrahin zhvillimin profesional dhe nxisin komunikimin
Gjatë muajve të kaluar PEP ka krijuar mjete të reja për komunikim që të rris bashkëpunimin në mes PEP dhe mësuesve nga shkollat fillore në Maqedoni. e-buleti i parë doli në qarkullim në shtator 2008 dhe ishte i përshtatur për trajnuesit e PEP.
Lexoni më shum...
Si e përmison një shkollë ligjërimin dhe mësimin përmes vlerësimit
Sh.F. “Kuzman Josifovski Pitu“ është partner dhe bashkpuntor i USAID PEP që çon deri tek ligjërim, mësim dhe vlerësim më të mirë në shkollë.
Para një kohe biseduam me psikologun e shkollës dhe PEP trajnues, Zlata Ançevski, e cila na i sqaroi detajet e përmisimit eduakativ. Ajo dhe mesuesja për gjuhë angleze dhe kordinator i skuadrës për vlerësim, Lidija Kotusheva kanë marrë pjesë në shumë puntori të organizuara nga PEP. Të gjithë mësuesit tjerë dhe drejtori kanë vizituar trajnime për përmisimin e vlerësimit.
Lexoni më shum...
Permes web faqes – më afër adhuruesve të gjeografisë
Në shkollën rajonale "Todor Angelevski" në Orizarin e Epërm – Manastir, nxënsit së bashku me mësuesin e gjeografisë, Mite Ristov, përpunuan web faqe (www.geoorizari.tk) në të cilën vazhdimisht shtohen aktivitetet e nxënsëve nga lënda e gjeografisë. Krijimi i faqes shkaktoi interes të madhë tek nxënësit dhe ata çdo ditë e vizitojnë, çka dëshmon edhe numri i madhë i visitorëve.
Lexoni më shum...
Roboteka – Aty ku ardhmëria është tani.
Këtë vere, USAID PEP ka përkrahur shkollën e parë verore robotik në Maqedoni, shkollë që motivon për mësim dhe kreativitet, shkollë në të cilën nxënësit mund të ndërtojn robot dhe të mesojn aftësit për udhëheqje. Kjo është Roboteka.
Lexoni më shum... |
|
VËRTETIME PËR PJESËMARRJE TË ARSIMTARËVE NË TRAJNIMET E ORGANIZUARA NGA ANA E PEP-IT
Të nderuar drejtorë,
Projekti për arsim fillor (PEP) i USAID-it në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës dhe Byronë për zhvillim të arsimit gjatë 5 viteve të kaluara ka organizuar numer të madh trajnimesh dhe aktivitetesh nën moton Arsim cilësor për ardhmëri më të mirë në Maqedoni. Duke e ndjekur këtë moto, PEP vepron për përmirësim të cilësisë së arsimit dhe zhvillim të aftësive të nevojshme për jetë dhe punësim te nxënësve.
PEP i përfshin aktivitetet e vijueshme për trajnim të arsimtarëve:
- Integrim i përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie dhe mësim.
- Metodologji efektive e mësimdhënies së matematikës dhe të shkencave natyrore.
- Përparim i notimit të nxënësve.
- Modernizim i mësimdhënies së arsimit teknik dhe të arsimit për ndërmarrësi dhe karrierë.
Duke marrë parasysh interesimin e madh nga ana e arsimtarëve që të marrin vërtetim për pjesëmarrje në trajnimet, Projekti për arsim fillor i fton shkollat të fillojnë me dorëzimin e vërtetimeve për pjesëmarrje në trajnimet e organizuara nga ana e PEP-it.
Sipas mendimit tonë, grupet shkollore për zhvillim profesional kanë kontribuar gjerësisht për zbatim të aktiviteteve të PEP-it dhe mund ta marrin përgjegjësinë për ndarje të vërtetimeve për arsimtarët të cilat kanë ndjekur PEP trajnime pranë shkollave të tyre.
Cilat hapa duhet t’i ndërmarrin grupet shkollore për zhvillim profesional që të nisin me dorëzimin e vërtetimeve për pjesëmarrje në trajnimet?
- Përgatitje e listave të pjesëmarrësve (baza e të dhënave të shkollës) për pjesëmarrje të arsimtarëve në PEP trajnimet sipas komponentave nga ana e grupit shkollor për zhvillim profesional me përkrahje nga drejtori dhe bashkëpunëtorët profesionalë sipad tabelës (link).
Zyra e PEP-it është në shërbim të ekipeve shkollore për të gjitha informata plotësuese dhe për kontrollim të pjesëmarrjes së evidentuar në seminaret në zyrën e PEP-it. Nëse shkollat kanë nevojë për informata plotësuese ose kontrollim të evidentimit të pjesëmarrjes nga ana e arsimtarëve të tyre, mund ta kontaktojnë zyrën e PEP-it në adresën elektronike info@pep.org.mk
- Verifikim / miratimi i listës së pjesëmarrësve në PEP trajnimet nga ana e drejtorit të shkollës
- Dorëzim i vërtetimeve të arsimtarëve
- Shkollat mund të vazhdojnë me evidentimin e pjesëmarrjes në trajnime të tjera dhe të dorëzojnë certifikime edhe pas mbarimit të PEP-it.
Nebojsha Mojsoski
USAID PEP Drejtor
BASHKANGJITUNI NË AKTIVITETIN PËR SHKOLLA NOVTORE
Shkollat novatore: Përgatitja e nxënësve për shekullin 21
Projekti për arsimin fillore në bashkëpunim me Byronë e zhvillimit të arsimit, ka filluar me organizimin e punëtorive për ekipet shkollore për zhvillim profesional. Qëllimi kryesor i këtyre punëtorive është, që ekipet shkollore të njihen me përmbajtjen e publikimeve të reja për zhvillim profesional: “Mësimdhënia dhe të mësuarit në shekullin 21” dhe “Krijimi i mjedisit për mësim në shekullin 21”. Pjesëmarrësit, gjithashtu do të njihen me portalin e internetit Përmbledhje e materialeve për shekullin 21 http://toolbox.pep.org.mk.
Janë ftuar shkollat që të marrin pjesë në aktivitetin Shkollat novatore dhe të përkrahen në krijimin e mjedisit për zhvillim profesional, duke i vënë theks të veçantë punës efektive në shkolla dhe arritjeve individuale të nxënësve.
Ç’duhet të bëni që t’i bashkëngjiteni aktivitetit Shkollat novatore ?
Parakusht kryesore për pjesëmarrjen e shkollave në këtë aktivitet, është që arsimtarët:
- t’i zbatojnë në praktikën e tyre njohuritë dhe shkathtësitë e reja të fituara gjatë ushtrimeve, të organizuara nga Projekti për arsim fillor;
- të marrin pjesë në procedurat e PAF-it për certifikim;
- të jenë vizitues të rregullt të veb-portalit Përmbledhje e materialeve për shekullin 21;
- të jenë të gatshëm të dorëzojnë materiale për aktivitetet novatore të zbatuara në shkolla (përgatitja e orëve, video-incizimet e orëve, studimet e rastit, studimet aksionale etj. ).
Kusht kryesor për pjesëmarrjen e shkollave për marrjen e përkrahjes nga PAF-PEP është dorëzimi i planit për zhvillim profesional, i cili është pjesë e programit vjetor të shkollës, si dhe zbatimi i tij dhe vlerësimi i rezultateve të zbatimit të planit.
Plani për zhvillim profesional duhet të fokusohet në përmirësimin e mësimit praktik nga të gjithë arsimtarët me qëllim të përmirësimit të arritjeve të nxënësve dhe përgatitjen e tyre për shekullin 21. Shkollat novatore duhet të krijojnë mjedis pozitiv për planifikimin e aktiviteteve dhe zbatimin e metodave të mësimdhënies dhe mësimit në shekullin 21.
Projekti për arsimin fillor, bashkë me këshilltarët e byrosë për zhvillimin e arsimit, vazhdimisht do të sigurojë përkrahje dhe ndihmë për shkollat përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme të zhvillimit profesional, sipas nevojave të tyre. përkrahjen më të madhe dhe informacionet e nevojshme shkollat do t’i kenë përmes qasjes në portal Përmbledhje e materialeve për shekullin 21. Kjo do t’ju ndihmojë arsimtarëve që ta zbatojnë planin e zhvillimit profesional dhe ndryshimet në praktikë, me çka do të përmirësohet mësimi.
Duke i pasur parasysh principet për përmirësim të vazhdueshëm të mësimit, përkrahja do të fokusohet në krijimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis arsimtarëve dhe planifikimit të përbashkët; krijimin e sistemit të vazhdueshëm të zhvillimit profesional dhe të mentorimit të arsimtarëve; mënyrat se si të ndiqen aktivitetet dhe rezultatet e zhvillimit profesional. Projekti për arsim fillor (PAF-PEP), gjithashtu do t’ju ndihmojë shkollave në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve, në të cilat do të hasin arsimtarët gjatë procesit të ndryshimeve.
Qasje te publikimet mund të keni në këto pika:
- “Mësimdhënia dhe të mësuarit në shekullin 21” – doracak dhe prezantim
- “ Krijimi i mjedisit për mësim në shekullin 21” – doracak dhe prezantim
- “Video filmi për mjedisin për mësim në shekullin 21” – video linku
- “Krijimi i shkollave novatore: Përgatitja e nxënësve për shekullin 21” – doracak dhe prezantim
- Portali i internetit “Përmbledhje e materialeve për shekullin 21” Интернет http://toolbox.pep.org.mk
- Punëtori – Qëllimet dhe orari i aktiviteteve të punëtoriv (Shtojca 1 dhe 2) dhe Hyrje– link dhe prezentim
6. Tabelë dhe planifikim për zhvillim profesional (Shtojca 3) - linku
7. Vetëvlerësimi – Indikatorët e suksesit dhe kriteret për sferat kryesore të aktiviteteve për zhvillim profesional të arsimtarëve – linku
8. Internet poratë „Përmbledhje materijalesh për mësim në shekullin 21 “ http://toolbox.pep.org.mk |
|