PEP e-buletinët  përkrahin zhvillimin profesional dhe nxisin komunikimin

Gjatë muajve të kaluar PEP ka krijuar mjete të reja për komunikim që të rris bashkëpunimin në mes PEP dhe mësuesve nga shkollat fillore në Maqedoni. e-buleti i parë doli në qarkullim në shtator 2008 dhe ishte i përshtatur për trajnuesit e PEP.  Struktura e buletinëve është një faqe e ndarë në tre pjesë kryesore:

  • lajme për aktivitetet më të rëndësishme,
  • lajme dhe informata për të ngritur vetëdijen e lexuesit dhe
  • thirrje për tu përgjigjur në sfida, pyetje, mundësi, etj.

e-buletinët tjerë janë të ngjashëm për nga struktura, por ndryshojnë për nga dizajni dhe ngjyrat e komponentës. Përgjigje positive kemi marrë nga dy e-buletinët e fundit të komponentës për Vlerësim dhe për TIK.

Për shembull, Nikoletka Panova, mësuese e klasave të ulta, u përgjigjë në e-buletinin e PEP për vlerësim dhe, edhe pse nuk ishte prezente në puntoritë, ajo i adaptoi standardet e PEP në klasat e ulta. “U them prindërve se kur i vlerësoj fëmijët, unë mbështetem në minimumin e tyre, mesataren dhe standardet e larta për arritjen që të kuptojnë qëllimin e ores mësimore” – thotë Nikoletka. “Gjithashtu, kur punojmë në planifikimin e zhvillimit profesional në nivel të shkollës, i përfshijmë kriteret e vlerësimit me qëllim që të arrijm vlerësim fer, objektiv dhe transparent”.

Në e-buletin e TIK, PEP i fton të gjithë mësuesit e interesuar të aplikojnë për trajnime të përkohëshme për trajnuesit. Me qëllim që të përkrahë programin e Qeverisë “Kompjuter për çdo fëmijë”, PEP do të organizojë trajnime për të gjithë mësuesit në Maqedoni. Mësuesit ishin të ftuar të dërgojnë biografitë e tyre, çka rezultoi me 256 biografi të dërguara.

Kjo është një dëshmi plus se materijalet publicitare të PEP, si edhe programet e komponentave të PEP janë një freskim i vërtet dhe motivim i ri për mësuesit, që të shpresojm se do të përshpejtojne suksesin në reformat arsimore dhe do të ketë afekt në kualitetin e arsimit.

 

Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster

©2007 USAID Projekt për arsimin fillor

USAID AED