Nxënësit duke shfrytëzuar google earth në orë të gjeografisë

Nxënësit duke shfrytëzuar Encarta enciklopedinë në orë të gjeografisë

Foto nga një shetitje në Maqedoni

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Permes web faqes – më afër adhuruesve të gjeografisë

Në shkollën rajonale "Todor Angelevski" në Orizarin e Epërm – Manastir, nxënsit së bashku me mësuesin e gjeografisë, Mite Ristov, përpunuan web faqe (www.geoorizari.tk) në të cilën vazhdimisht shtohen aktivitetet e nxënsëve nga lënda e gjeografisë. Krijimi i faqes shkaktoi interes të madhë tek nxënësit dhe ata çdo ditë e vizitojnë, çka dëshmon edhe numri i madhë i visitorëve.

"Desha të bej dicka kreative për femijët, dicka që në te njejtën kohë do te jetë zbavitëse dhe e dobishme. Ideja për dizajnim të web faqes gjeografe na erdhë krejt në mënyrë spontane. Nxënësit kishin pjesëmarrje aktive në krijim dhe shumë propozime për rregullimin e saj. Praktikisht garonin cili do të japë zgjidhje më interesante", thotë mësuesi Ristov.

E gjithë web faqja është e konceptuar në atë menyrë që i përmban të gjitha aktivitetet aktuale dhe evenimentet me rëndësi në orët e gjeografiës: projekte, garat, prezentimet, video-klipet, forumin për shkëmbim ideshë, komentare, foto-galeri, si edhe linke për faqë tjera të dobishme. Egziston edhe pjesa zbavitëse, përmes së cilës mund të arrihet deri tek kerkuesi i famëshëm YouTube, i cili mund tu shërbejë nxënësve për kërkim të video materijaleve të ndryshme nga fusha e gjeografisë (cunami, tornado, lavina, erupcione vullkanike).

Kjo mënyrë e komunikimit përmes web faqes, i nxit edhe mësuesit të fillojnë të praktikojnë shkëmbim të informatave dhe ideve përmes e-forumit i cili praktikisht është mjet komunikimi në mes mësuesve të gjeografisë dhe afirmimin e aktiviteteve të tyre të ndryshme në orë. Kjo ishtë edhe motiv më shumë për hapjen e web faqes së re, këtë hërë për shoqërinë regjionale gjeografe "Geosfera" www.rgdgeosfera.tripod.com, në të cilën publikohen informatat dhe lajmërimet për seminare dhe puntorishtet, prezentime të projekteve kërkimore, video materijale nga orët e gjeografiës, instrukcione për praktikim të programit Google Earth në orët e gjeografisë, si edhe udhëzime si të dizajnohet web faqe për sekcionet nga gjeografia.

Mësuesi i ri nga lenda e gjeografisë, Mite Ristov i bashkoi dy pasionet e tij të mëdha – gjeografinë dhe internetin. Manastirasi modest 33-vjeçar për veten nuk mendon se ka bërë shumë. "Unë vetëm bëj punën time, ashtu si çdo mësues i përgjegjëshëm. Ndoshta vetëm mundohem më shumë të jem në trend më rrjedhat e reja dhe me atë që e preferojnë gjeneratat e reja. Kuptohet, këtu shumë më ndihmon dituria që e marr nga puntorishtet që promovojnë qasjet e këtilla", thotë Mitev.

Po, me të vërtet, ka shumë puntorishte të cilat në mënyra të ndryshme mundohen të sjellin zgjidhje inovative dhe kreative në praksen e mësimdhënies, por në fund, janë mësuesit ata që këtë duhet ta pranojnë dhe ta fusin në mësim në mënyrë që për fëmijët të jetë më interesant dhe më i dobishëm. Shpresojm që iniciativat e ngjashme dhe praktikat e mira nuk do të jenë rast i vetëm dhe se shembullin e Mitevit do ta ndjekin shumë kolegë të tij, kurse ne në PEP do të mundohemi ti publikojmë dhe ti ndajm me të gjithë ju.  

 

Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster

©2007 USAID Projekt për arsimin fillor

USAID AED

 

 

 

Nxënësit duke shfrytëzuar Encarta enciklopedinë në orë të gjeografisë

Foto nga një shetitje në Maqedoni

Nxënësit duke diskutuar me arsimtarin në orën e gjeografisë