 |

Lapsi dhe letra asnjëherë sdo të zëvendësohen me robota
Denis Junkar dhe kolegëja e tij duke punuar me një problem roboti
Viki Peeva dhe kolegu demonstrojnë bashkëpunimin në praktikë
|
|
Roboteka – Aty ku ardhmëria është tani.
Këtë vere, USAID PEP ka përkrahur shkollën e parë verore robotik në Maqedoni, shkollë që motivon për mësim dhe kreativitet, shkollë në të cilën nxënësit mund të ndërtojn robot dhe të mesojn aftësit për udhëheqje. Kjo është Roboteka.
Tre kampe Roboteka, të gjitha nga dy javë, ishin të organizuara në Manastir nga SHETT (Shoqëria për Edukim Teknik dhe Teknologjik) me qëllim që të mundësojnë eksperience për fëmijët nga 10 deri 16 vjet në fushën e robotikës dhe shkencave kompjuterike. Gjithashtu u jep nxënësve një mundësi për shoqërim dhe shkëmbim idesh me qëllim që të stimulohet kreativiteti dhe mendimi kritik.
Kur i vizituam nxënësit në Roboteka ata ishin duke krijuar robot nga Lego pjesët dhe i programonin ata.
Denis Junkar, nxënës nga shkolla 'Jahja Kemal' dhe pjesmarrës në Roboteka, fitoi vendin e dytë në konkursin kombëtar për programim. Kjo është fantastike thotë ai. Kompjuterët dhe programimi janë jeta ime. Por të krijoj robot dhe ti programoj ata... kjo është edhe mbi pritjet e mija. Denis ndërtoi robot që mund ti anashkalojë pengesat fizike dhe të këthej majtas, djathtas, para dhe prapa. Është i përbërë nga dy rrota kryesore të bashkuara me motorin, dhe ishte quajtur Asimus sipas robotit të famëshëm japonez.
Viki Peeva, njëra nga vajzat që ishte pjesmarrëse ne kamp tha, "Jam shumë e faliminderuar që jam pjesë e ketij kampi, pasi mi zgjeroi njohuritë e mija për robotikën. Unë kam ëndrruar të punoj me robot gjithë jetën, edhe pse shokët e mijë më thoshin se kjo nuk është punë për vajza. Nuk mund të pres tu tregoj atyre të gjitha! Ata do të jenë xhelozë kur të kuptojnë se tani mund të jetë interesante dhe e dobishme në të njejtën kohë."
Roboteka ishte organizuar në atë mënyrë që të jetë miqësore për fëmijët. Programi ishte bazuar në punë në ekipe, lojra dhe aktivitete tjera që u ndihmuan fëmijëve ti zbatojnë njohuritë e tyre në praktikë. Rezultatet për nxënësit ishin një rritje e interesit në fushën e robotikës dhe shkencave kompjuterike si edhe nje eksperiencë nga puna në ekipe të bazuar në intelegjencë dhe vizion.
Synimi afatgjatë i programit Roboteka është të zgjerojë mundësitë në fushën shkenore për rininë e Ballkanit. Diku rreth 100 nxënës nga qytete, nacionalitete dhe vite të ndryshme, kaluan dy javë të mrekullueshme përplot tolerancë dhe bashkpunim. Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth Robotekës, ju lutemi vizitoni www.roboteka.mk.
PEP i dëshiron Robotekës edhe më shumë suksese në planet e tyre të ardhëshme.
Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster
©2007 USAID Projekt për arsimin fillor USAID AED |
|
Vajzat ishin po ashtu të interesuara në robotat Sikur djemtë
Krijimi i robotave është kënaqësi duke punuar bashkë
Nxënës i robotekës tregon robotin e krijuar
|
|