|
|
Përmisim të përdorimit të TIK nëpër shkollat
Komponenta e PEP për TIK në arsim e përkrah kompjuterizimin e shkollava fillore në Maqedoni përmes trajnimeve të arsimtarëve, zhvillim të zgjidhjeve për mirëmbajtjen e paisjeve kompjuterike, përgaditjen e përmbajtjeve digjitale dhe futjen në fuqi të mënyrave inovative për përdorim të TIK, si edhe kontroll kompjuterik, robotika, muzikë elektronike dhe inçizim të video dhe audio materialeve.
Kjo komponentë synon:
Njohja me punën në kompjuter është vetëm një aspekt. Për tu përdorur kompjuteri për të krijuar përvojë për mësim që promovon aftësi të të menduarit tek nxënësit është punë krjejt ndryshe. PEP punon më arsimitarët, drejtorët dhe palët tjera të involvuara për të krijuar një program për trajnim që do të ju mundësoj arsimtarëve të fitojnë aftësi dhe dituri që janë të nevojëshme për përdorimin e TIK nëpër klasat.
Që tu ndihmojë shkollave në mirëmbajtjen e kompjuterave dhe paisjeve tjera kompjuterike, (dhe të rrisë çasjen e nxënësve deri të kompjuterët) PEP krijoi konceptin e Ekipeve të nxënësve për përkrahje teknike (ENPT). Antarët e ENTP janë nxënës nga klasa e shtatë dhe e tetë që janë nën mbikëqyrjen e dy arsimtarëve. Në fundin e çdo viti shkollor, zgjidhen nxënës të rijë si antarë të ENTP. Më ketë, sistemi i vetëmbajtjes dhe ENTP çdoherë do të ketë antarë të rijë.
Komponenta TIK e përkrah zhvillimin e përmbajtjeve digjitale për shkollat maqedone dhe ndihmon për adaptimin dhe lokalizimin e aplikimeve egëzistuese në gjuhën maqedone dhe shqipe. Fokusi është në lëndën e matematikës dhe lëndët shkencore, por përmbajtjet që do të krijohen do të gjejnë përdorim edhe në lëndët tjera mësimore. Kjo do tu mundësoj nxënësve përfitime nga teknologjia moderne në të gjitha lëndët.
PEP solli edhe zgjidhje inovative hardverike dhe softverike nëpër shkolla të zgjedhura në Maqedoni. Nga rrathi hardverik janë nga laptop-ët më çmime të ulta deri të mikroskopët elektronik, paisje për inçizim të muzikës, robot dhe teknologji për kontroll. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të matet ndikimi që zgjidhjet e ndryshme mund ta arriijnë në qëllimet edukative dhe të demonstrojn opcione të ndryshme të TIK për personalitetet kyçe në arsim. PEP projekti do ti mbikëqyrë dhe do tu jap përkrahje këtyre shkollave gjatë gjithë kohës.
Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster
©2007 USAID Projekt për arsimin fillor USAID AED |
|
Për rezultate nga tenderi klikoni këtu
Formë aplikacioni për zhvillim të materijaleve për trajnim për TIK paisje |
|