Përmirësim i cilësisë në mësimin e matematikës dhe shkencave natyrore

Qëllimi kryesor i kësaj komponente është të ndihmojë në ngritjen e shkathtësive lidhur me të menduarit kritik tek nxënësit, që të arrijnë sukses në ekonominë globale të bazuar në dituri.

Që të arrij këtë PEP do të:

  • Trajnojë mësimdhënësit të matematikës dhe shkencave natyrore për përdorim të metodave mësimore moderne dhe aktive, siç janë qasjet të bazuara në zgjidhje të problemeve, në hulumtime dhe projekte; (Përmes llojllojshmërisë së modeleve të zhvillimit profesional, siç janë mësimdhënës mentor, programe për trajnim në nivel rajonal si dhe në nivel të shkollës, PEP do të punojë me të gjithë mësimëdhënësit e matematikës dhe shkencave natyrore për tu ndihmuar të adoptojnë dhe përdorin praktikat mësimore efektive dhe novative në klasat e tyre. Përmes PEP, mësimdhënësit do të kenë në disponim një varg të sistemeve për përkrahje, ku përfshihen profesorët nga Universiteti Indiana, profesorët universitar të matematikës dhe shkencave natyrore nga universitetet në Maqedoni, këshilltarët nga BZHA, inspektorët shtetëror të arsimit, trajnerët, mentorët, partnerët tjerë për trajnim si dhe udhëheqësit e ekipeve.
  • Përkrah reformat në plan programin mësimor të matematikës dhe shkencave natyrore, që t’i furnizon nxënësit me shkathtësi përkatëse për rolet e tyre në vendet e punës në shekullin 21; (PEP do të zhvillojë standarde të bazuara në dituri për çdo lëndë si dhe standarde pedagogjike për mësimdhënie të matematikës dhe shkencave natyrore.)
  • Ndihmojë në zhvillimin e rrjetit në nivel nacional si dhe në nivel të shkollës për të përkrahur zhvillimin profesional të mësimdhënësve; (Me këtë, do të vendoset modeli për partneritetit të suksesshëm dhe përkrahje për mësimdhënësit.)
  • Zbatojë trajnime dhe do të përpilojë përmbajtje për klubet e nxënësve të matematikës dhe shkencave natyrore në shkollat, ku nxënësit do të punojnë në hulumtime dhe projekte;
  • Krijojë resurse udhëzuese në form të printuar si dhe digjitale për përmirësim të mësimdhënies dhe mësimit. (PEP do të nxit mësimdhënësit të krijojn resurse përkatëse lokale mësimore, duke u fokusuar veçanërisht në konceptet që vështirë kuptohen nga nxënësit. PEP ka për qëllim të zhvillojë module për secilën pjesë të plan programit mësimor. Gjitha përmbajtjet e zhvilluara do të jenë në disponim on-line për të gjithë mësimdhënësit.) 
  • Trajnojë mësimdhënësit për përpilim të përmbajtjes së testeve nga matematika dhe shkencat natyrore që e masin të menduarit kritik dhe analitik, si dhe shkathtësit për zgjidhje të problemeve dhe hulumtim.

Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster

©2007 USAID Projekt për arsimin fillor

USAID AED

 

 
USAID Web Site AED Web Site