Përkrahje nga USAID-i për mësim më të mirë nga nxënësit nëpërmjet vlerësimit cilësor

Gjatë muajit Janar, 250 arsimtarë morrën pjesë në seminaret dhe punëtoritë për përmirësimin e vlerësimit të nxënësve të cilat ishin të organizuara në hotel “Drim” në Strugë. Arsimtarët punojnin në grupe  të lëndëve te njejta apo lëndëve të ngjajshme, me të cilën u është mundësuar njohurinë praktike për vlerësim të cilën e fituan gjatë këtyre trajnimeve t`a përdorin në lëndën e tyre që e japin.
 
Konkretisht arsimtarët ishin të trajnuar se si t`a planifikojnë vlerësimin me të cilën do të kontribuojnë për mësimdhënie më cilësore dhe mësim më të mire të nxënësve, të përdorin tehnika të ndryshme për dhënien e informatave prapavepruese në mënyr gojore apo me shkrim edhe si të vlerësojnë  produkte të ndryshme (eseja, projekte, punime praktike). Gjatë seminarit pjesëmarësit fituan njohuri bashkëkohore për vlerësimin, gjithashtu kishte edhe shum aktivitete praktike.

Pjesëmarësit i treguan mendimet e tyre positive për seminarin deri tek organizuesit. “ Kam marrë pjesë në shum seminare  brenda dhe  jashtë shtetit por ky ishte njëri prej ma të mirëve” tha njëri prej arsimtarëve për gjuhë të huaja. Numri më i madh i arsimtarëve  shkuan nga trajnimet me ideja dhe dëshirë për të bërë ndryshime në vlerësim dhe të kujdesën se kjo  do të jetë në funkcion të përkrahjes të nxënësve në mësim. Ata për këtë e kanë përkrahjen edhe nga drejtorat dhe bashkëpunëtorët profesional, të cilit gjithashtu i përcjellën këto seminare.

Gjatë gjysëvjetorit të dytë nga arsimtarët pritet që të përdorin praksat e reja në vlerësim dhe në atë që do të jenë më të suksesëshëm  ta prezentojnë si studim i dosjes. Përveç trajnimit, ajo është kusht për të fituar qertifikatën se ata janë të pregaditur për vlerësim formative. Studimet më të mira do të jenë të publikuara dhe do të perdoren si shembuj nga të cilit të tjerit do të munden të mësojnë.

 

 

Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster

©2007 USAID Projekt për arsimin fillor

USAID AED