PEP SHKOLLAT ME TË GJELBËRTA

Prej 1 Qershor  2008, PEP bashkërisht me USAID Projektin për reciklimin e plastikës filloi pilot projektin me 5 “shkolla të gjelbërta” . Shkollat e gjelbërta do të punojnë për:

  1. rritjen e vetëdijes të fëmijëve, arsimtarëve dhe të rethit më të gjërë për mjedisin,

  2. ti përpunuar çështjet për mjedisin në programet shkollore,

  3. të filluar arsimimin mjedisor  nëpër shkollat dhe

  4. të organizuar dhe implementuar projekte për mjedisin në shkollën dhe komunën.

Pilot faza do të rezultoje me  metodologji të përgjithshme për shkollat e gjelbërta e adaptuar për nevojat lokale të shkollave, të cilat më vonë do munden të përdoren edhe në shkollat  tjera në Maqedoni.
Gjatë pushimeve verore, arsimtarët në shkollat janë informuar dhe janë trajnuar. Në shtator, promovimi i shkollave të gjelbërta dhe aktivitetet për trajnim të nxënësve ka filluar. Nxënësit kanë themeluar Klube të gjelbërta dhe mbajnë aktivitete jashta orarit mësimor me qëllim të:

  1. promovojnë nxënësve, stafit shkollor dhe rethit më të gjërë sjellje dhe mënyrë të jetesës që nuk është e dëmshme për mjedisin

  2. kërkojnë në mënyrë aktive mënyra për të zvogëluar ndotjen e mjedisit nga shkolla

  3. inicojnë aktivitete për rruatjen e mjedisit në shkollën dhe komunën e tyre.

Pilot shkollat që marrin pjesë në programin shkollat e gjelbërta janë:

  1. Shkolla Fillore “Grigor Prliçev” – Ohër

  2. Shkolla Fillore “Drita” – Rasçe

  3. Shkolla Fillore “Mirçe Acev” – Gjorçe Petrov

  4. Shkolla Fillore “Goce Delçev” – Negotinë

  5. Shkolla Fillore “Vidoe Podgorec” – Strumicë

 

 

 

Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster

©2007 USAID Projekt për arsimin fillor

USAID AED