Ekipet për mësim – model për një zhvillim permanent profesional
Me qëllim që të përkrahim arsimtarët pas trajnimit, Projekti për arsim fillor (PEP) do të organizojë takime me Ekipet për mësim në nivel lokal dhe rajonal.
Në gjysëmvjetorin e parë të këtij viti shkollor, u organizuan takime me njëmbëdhjetë ekipe për mësim të arsimtarëve të matematikës dhe shkencave natyrore.Në këto takime, 214 arsimtarë kishin rastin ti ndajnë përvojat e tyre nga puna me nxënëxit, ti diskutojnë sfidat me të cilat hasen dhe të marrin përkrahjen e kolegëve.
Takimet e ekipeve për mësim si zakonisht zgjasin prej 3 deri në 4 orë dhe mbahen nga ana e PEP trajnuesit. Aktivitetet e zakonshme gjatë këtyre takimeve janë:
- Këmbimi i përvojave nga implementimi i asaj që është ligjëruar në trajnimet për përmisimin e mësimit nga lënda e matematikës dhe shkencave natyrore;
- Diskutimi i prioriteteve në aplikimin e qasjeve dhe qëllimeve të reja në mësim;
- Prezentimi i palnifikimeve inovative të përmbajtjeve mësimore dhe produkteve të punuara nga nxënësit;
- Prezentimi i problemeve me të cilat arsimtarët ballafaqohen dhe shkëmbimi i ideve për tejkalimin e tyre;
- Diskutimi i PEP procesit për certifikim; dhe
- Zgjedhja e aktiviteteve ndërmjet dy takimeve të ekipit për mësim.
Në vitin 2010 këto takime do të organizohen di pjesë përbërëse e ciklit të dytë të trajnimeve.Në fund të ditës së parë të trajnimit për Përmisimin e mësimit nga lënda e matematikës dhe shkencave natyrore, arsimtarët do të kenë për detyrë të planifikojnë dhe me nxënësit të realizojnë përmbajtje me përdorimin e parimit – mësim përmes projekteve ose problemeve. Këto projekte ose situata problematike do të prezantohen dhe diskutohen gjatë takimeve të ekipeve mësimore.
Planifikohet deri në fund të projektit, të gjithë arsimtarët të kyqen në ekipe përkatëse lokale dhe të marin pjesë në së paku dy kësi lloj takime.
Disa nga ekipet veq më takohen regullisht. Si për shembull Shaban Alija arsimtar i matematikës nga, na informon se arsimtarët janë shumë të kënaqur nga ky aktivitet i PEP-it dhe se janë marrë vesh të kenë takime të regullta mujore të PEP ekipeve për mësim nga lënda e matematikës.
Lajmet e përpashme: 2009; 2008; 2007 |