| |
Mësuesve do t’u ndihmohet për testim më cilësor
Projekti i USAID-it për arsim fillor (PEP) dhe Qendra shtetërore për testim (QShT) më 9 mars nënshkruan marrëveshje për memorandum me anë të cilës e lajmëruan fillimin e bashkëpunimit të tyre me qëllim të zhvillohet banka elektronike e detyrave për testim.
Komponenti i PEP-it ‘Përmirësimi i notimit shkollor’ në bashkëpunim me Qendrën maqedonase për arsim qytetar (QMAQ) ka për qëllim ta përmirësojë cilësinë e testimeve të cilat i përgatisin arsimtarët për t’u ngritur nivelin e kulturës për testim si pjesë të përmirësim të notimit shkollor.
Rreth 150 arsimtarë nga lënda të ndryshme mësimore ishin trajnuar për të përgatitur testime. Është planifikuar që testet e përgatitura nga arsimtarët e trajnuar, të bëhen të disponueshme për përdorim më të gjerë. Testimet, bashkë me doracakun dhe materialet prej trajnimit, do të shfrytëzohen si burim për përgatitje të testimeve. Me qëllim që të sigurohet shkëmbim të pyetjeve për testim, të përgatitura nga ana e mësuesve, PEP do ta përkrahë zhvillimin e bankës elektronike të detyrave për testim. Kjo do të jetë zhvilluar si një mjet të vetëqëndrueshëm, i cili do të kërkojë prej mësuesve ata fillimisht të ngarkojnë detyrat e veta që t’u lejohet të shkarkojnë detyra prej mësuesve të tjerë. Gjithashtu, banka elektronike do t’u mundësojë arsimtarëve t’i rishikojnë dhe të bëjnë komente për detyrat e arsimtarëve të tjerë.
Me qëllim që të sigurohet rishikim cilësor të testimeve, po ashtu edhe administrim të qëndrueshëm të tyre, PEP ka nënshkruar marrëveshje me QShT, institucioni i përgjegjur për testime më të ndryshme të nxënësve, që të punojnë së bashku mbi krijimin e bankës elektronike të detyrave për testim. Pas mbarimit të PEP-it, Qendra shtetërore për testim do të vazhdojë ta mirëmbajë bankën.
“Banka elektronike e detyrave për testim do të ofrojë testime me cilësi të lartë, të cilat arsimtarët do të kenë mundësi t’i përdorin në punën e tyre të përditshme’’, tha Metodija Jançevski, drejtori i QShT-së.
Është planifikuar që banka e detyrave për testim të jetë e gatshme deri në mes të majit të këtij viti, kur arsimtarët nga të gjitha shkollat në Maqedoni do të kenë mundësi ta përdorin në punën e vet.
Lajmet e përpashme: 2011; 2010; 2009; 2008; 2007
|
|

Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësuesit e PEP, QMAQ dhe QShT

“Detyrat për testim mund të jenë një mjet shumë i dobishëm edhe për vlerësim të vetë mësuesve. Për shkak të asaj, PEP vendosi ta përkrahë zhvillimin e një banke të këtillë për detyra për testim’’, tha Gorica Mickovska, koordinatore e PEP komponentit ‘’Përmirësim i notimit shkollor’’

Përfaqësuesit nga USAID/PEP-i, QMAQ dhe QShT-a
|
|