Reth nesh
Projekti për Arsimin Fillor (PEP) është një nismë e drejtuar kah të gjitha shkollat fillore në Maqedoni.

 

 




 

 

 

Nxënësit përdorin TIK për të promovuar panairin e ushqimeve lokale


Regjioni Çashka është vend rural në qendër të Maqedonisë. Këtu në fshatin Bogomil, nxënësit e shkollës Petre Pop Arsov duke përdorur TIK e promovuan panairin lokal për ushqim. Qëllimi kryesor i panairit ishte që të promovohen fermerët lokal, specialitetet lokale, veshjet tradicionale dhe prodhimet të dorës nga fshatet e rethit.
Ky panair për ushqim të shëndoshë “afër natyrës” organizohet për here të tretë në Teovë. Me qëllim të promovimit të këtij panairi, përfaquesit e komunës kërkuan ndihmë nga shkolla për ndihmë në pjesën promovuese. Gjatë uikendit me 13, 14 dhe 15 mars, nxënësit anëtar të klubit për përkrahje tehnike pranë shkollës fillore kanë punuar shum në klasët e informatikës për të pregaditur fletushka, vizit karta, fleta tjera promovuese, flamuj, dhe CD multimediale për komunën. Me këtë u punuan shum materiale promovuese për regjionin dhe komunën, por edhe për gjith komunitetin të punuar nga nxënësit, ishin të prezentuar  pjesëmarësve. Materialet e e reja promovuese i paraqitën bukuritë e regjionit, vlerat natyrore dhe historike, prodhimtarinë lokale për ushqim të shëndoshë dhe partneritetin e shkollës me komunën. Ky projekt i përbashkët i komunës dhe shkollës fillore Petre Pop Arsov është shembull i jasht zakonshëm për të treguar se si të shfrytëzohen  burimet e mundshme, tehnologjisë së re, dhe begatitë e vendit për  të zhvilluar kapacitetin e komunitetit lokal.
“ Nxënësit ishin të motivuar për të treguar dijeninë e tyre në përdorimin e TIK-ut. Ky rast ishte i pari që dikush të kërkoje nga ato për të ndihmuar dhe për tu besuar në kësi lloji të ndodhisë për komunën. Duke pasur parasysh se kërkesa ishte nga komuna, mundeni të imagjinoni sa të motivuar ishin gjatë punës së tyre!” tha Slavica Karbeva, arsimari i informatikës  përgjegjës për TSHNT. Ndihmë plotësuese ju është dhënë edhe nga drejtoresha e shkollës Nina Markova, Lidija Pljakova dhe Dime Angelov nga komuna e Çashkës dhe Hristaki Kuzmanovski nga Kruseva.
Paisjet të cilat nxënësit i përdorën për krijimin e produkteve ishin të donuara nga Projekti për Arsimin Fillor.


 

Lajmet e përpashme: 2009; 2008; 2007