Reth nesh
Projekti për Arsimin Fillor (PEP) është një nismë e drejtuar kah të gjitha shkollat fillore në Maqedoni.

 

 




 

 

       Shkolla në Vratnicë demonstron qasje moderne në mësimdhënie

Inovimet që implementohen si pjesë e PEP Projektit në Shkollën fillore “Simçe Nastovski” Vratnicë, ishin publikisht të prezentuara në festën e patronatit të shkollës.

Mësuesit raportuan se kodi i etikës në vlersimin  e notimit  ka qenë i zhvilluar dhe i pranuar nga nxënësit, arsimtarët dhe prindërit. Kriteret e përbashkëta për vlerësimin e arritjeve të nxënësve  janë në pajtueshmëri me ato shkollës dhe strategjitë e reja të vlerësimit janë aplikuar.”Dymbëdhjetë raste studimore janë përgatitur nga ana e arsimtarëve për të treguar se qasjet e reja kanë qenë efektive. Nxënësit janë të përfshirë në procesin e vlerësimit si motivim për përmisimin e të mësuarit” theksoi Branka Markoviç, koordinatore e vlerësimit në shkolla.. 

Strategjitë dhe metodat bashkëkohore të të mësuarit u prezentuan me një kuiz të diturisë për nxënësit.
       Kuizi
Garimi
Qasjet e reja në përdorimin e metodologjive të përqëndruara nga matematika dhe shkencat u demonstruan nga ana e nxënësve të klasave të ulta dhe të larta.Arsimtarët vërejtën se qasjet e reja rezultuan me të mirë të koncepteve dhe aplikimeve të matematiës dhe shkencës në situatat e perditshme.


PEP çertifikata ju dhanë 19 arsimtarëve.

 

Publikun e informuam se së shpejti
do të fillojnë aktivitetet e PEP-it për zbatimin e TIK-së në Mësimdhënie. Shkolla është e pajisur me kompjuterë dhe arsimtarët do të trajnohen për përdorimin e Edubuntu dhe implementimin e TIK-së në mësimdhënie.

Prezentimi përfundoi me pyetjen: - Pse kemi nevojë për projekte shkollore? Dhe pergjigja është – të përmbushim misionin -  të kemi shkolla moderne ku nxënësit do të fitojnë dituri të aplikueshme permes praktikave të mësimit nëpër kabinete dhe me përdorimin e strategjive bashkëkohore dhe metodave të mësimit, si dhe metoda bashkëkohore të notimit të arritjeve të nxënësve.

Kremtimi u transmetua në lajmet lokale të televizionit “KISS” nga Tetova  dhe në një program special të quajtur. “Tutti Fëmijët”.


Lajmet e përpashme: 2009; 2008; 2007