Procedura për certifikim të mësimdhënësve
Në bashkëpunim me këshilltarët e Byrosë për zhvillim të arsimit, Projekti për arsimin fillor (PAF) përgatiti dokumentin për certifikim të mësimdhënësve me qëllim që të iu mundësojë mësimdhënësve të cilët zbatojnë aftësitë dhe njohuritë e reja të fituara në trajnimet e PAF, të pajisen me vërtetim zyrtar për aftësitë e fituara. Certifikimi i PAF duhet të jetë pjesë e procesit të punës ekipore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në shkollë dhe një përkrahje që do t’i inkurajojë mësimdhënësit për të punuar së bashku me qëllim të përmirësimit të cilësisë së praktikës së tyre të mësimdhënies.
Pedagogët, psikologët, dhe ekipi shkollor i PAF luajnë rol kryesor në zbatimin e procedurës së certifikimit, përderisa roli i këshilltarëve të Byrosë për zhvillim të arsimit është që të japin përkrahje ekipeve shkollore në realizimin e kësaj procedure dhe në përmirësimin e cilësisë së mësimit, zhvillimin dhe të arriturat profesionale të nxënësve.
Filluan punëtoritë njëditore për njohjen dhe aftësimin e personave përgjegjës të shkollave për zbatimin e procedurës për certifikim të PAF.
Dokumenti për certifikim të mësimdhënësve përmban tre pjesë:
- Informacione bazë për procedurën e certifikimit
- Udhëzime dhe kritere për certifikim të secilit komponent të përshtatura enkas sipas qëllimeve dhe përmbajtjes së trajnimeve.
- Formularë për vlerësim dhe vërtetime për certifikim të secilit komponent veçmas
Në fund të këtij dokumenti është e dhënë shtojca - Indikatorët e suksesit për përdorim gjatë procesit të vetëvlerësimit dhe certifikimit. Indikatorët janë në lidhje me orët e planifikuara me sukses, mësimi efektiv, dhe notimi formativ. 
Procedura për certifikim në shkolla përfshinë fazat në vijim:
- Përgatitja e portfolios profesionale nga ana e mësimdhënësit
- Vëzhgimi i orës nga ana e pedagogut/psikologut ose mësimdhënësve kolegë
- Notimi i ndërsjellë në nivel individual gjatë përgatitjes së portfolios
- Vlerësimi formal i portfolios për certifikim
- Dërgimi i certifikatave mësimdhënësve.
Dokumentin për Procedurën për certifikim të mësimdhënësve mund ta merrni këtu
Lajmet e përpashme: 2009; 2008; 2007 |