Notim për mësim më të mirë në 140 shkolla të tjera
Duke filluar prej muajit janar 2009, 140 shkolla të reja janë të kyçura në PEP komponentin: Përmirësimi i notimit. Tani, numri i shkollave të cilat sistematikisht punojnë në implementimin e standareve për notim cilësor arriti në 200.
Me shkollat e posakyçura fillon faza e re e zbatimit të punëtorive. Në seminaret katërditore marrin pjesë nga 3-4 përfaqësues nga çdo shkollë. Pas disa muajsh, ata do ti zbatojnë qasjet e reja të notimit, pastaj me ndihmen dhe përkrahjen e tarjnuesve të komponentit, do të mbajnë seminare për kolegët e tyre.
Në seminaret e kaluara kishim rastin të shohim se pjesëmarrësit ishin shumë të motivuar dhe të interesuar për qasjet e reja të notimit.
Ata kishin shumë entuziazëm por njëkohësisht kishin një shqetësim pozitiv për rolin/detyrën e tyre si trajnues të ardhëshëm në shkollat e tyre.
Zmadhimi i numrit të shkollave të kyçura në komponentin : Përmirësimi i notimit , do të kontribojë për ndarjen e idesë se notimi cilësor ka për qëllim përmirësimin e mësimit dhe sukseseve.
Listën e shkollave të reja mund ta shifni në:
Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster
©2007 USAID Projekt për arsimin fillor USAID AED |