Filloi PEP Film Sezona e re!

Më 26 janar 2009, PEP ringjalli mbrëmjet dimërore të filmit duke paraqitur një film më tematikë edukative dhe një diskutim në lidhje më çështjet e edukimit. Filmi i paraqitur ishte “Mr. Hollands Opus” (Vepra e Z.Holland), film i nominuar për Oskar dhe për Globin e Artë.  Publiku u kënaq me historinë e jetës së një arsimtari të muzikës, karierën e tij dhe jetën private. Filmi paraqet karierën e zotri Hollandit për 30 vite. Filmi paraqet gjithashtu edhe historinë amerikane nga 1960 deri 1990, përfshirë këtu edhe Luftën e Vietnamit, vrasjen e Xhon Lenonit dhe skandalin e Watergate. Tregimi gjithashtu parashtron edhe çështjen e qëndrimeve ndaj fëmijëve memec si edhe largimin e lëndëve artistike nga shkollat publike në Shtetet e Bashkuara.
Panelistë ishin personalitete të njohura në Maqedoni, si violinisti i njohur Zoran Xhorlev; ish baletanti Vlladimir Karaev, i cili tani është aktivist i Organizatës joqeveritare “SOS Fshati i fëmijëve” si edhe arsimtar; dhe Vesna Dimçevska, dirigjente e korit të fëmijëve “Pikolo”. Përveç aftësive tjera të tyre, penelistët njëherit janë edhe edukator.
Evenimenti u mbajnt në Kinotekën e Maqedonisë. Diskusioni në temën “Çfar ndikimi mund të ketë arsimtar tek nxënësit e tijë?” ngjalli interes të veçantë tek arsimtarët e pranishëm, këshilltarët komunal, përfaqësuesit e shkollave si edhe ekspertët për edukim. Disa nga të pranishmit treguan interes për të marrë filmin për ta paraqitur edhe para kolegëve dhe nxënësive të tyre.
PEP do të mbaj edhe me tej mbremje dimrore të filmit në Kinotekën e Maqedonisë, në Shkup dhe planifikon të paraqes filma të zgjedhur gjatë turneve regjionale në prill, 2009.

 

 

 

 

Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster

©2007 USAID Projekt për arsimin fillor

USAID AED