Reth nesh
Projekti për Arsimin Fillor (PEP) është një nismë e drejtuar kah të gjitha shkollat fillore në Maqedoni.

 

 




 

 

 Shkollat e Gjelbërta në Akcion!

Nxënësit e klubit të gjelbërt të PEP pesë shkollave pilot “Shkollat e Gjelbërta” ishin  të angazhuar duke u kujdesur  që shkollat e tyre të kontribuojnë në efikasitetin  energjetik.

Nxënësit të veshur në uniformat e tyre të gjelbërta, vëzhgojnë secilën klasë, sallë takimi, banjo në shkollat e tyre për të kontrolluar nëse paisjet e ujit punojnë në regull; nëse dritaret edhe dyert janë të mbyllura për mos të lëshuar nxehtësinë jashtë, nëse lambët e dritave që përdorën nëpër shkolla janë me efikasitet energjetik, nëse kompjuterat qkyqen pas përdorjes, dhe sende të tjera. Sëbashku me arsimtarët e tyre, ata i kontrollojnë fakturat e shkollës për përdorimin e ujit, rrymës elektrike dhe karburantës për nxemje. Ata kanë pasur intervju me drejtorin e shkollës për të mësuar praksën dhe organizimin e shkollës.

Nxënësit e klubeve të gjelbërta gjithashtu organizuan edhe fushatën për të ngritur vetëdijën e nxënësve të tjerë dhe arsimtarëve për çështjet të lidhura redh ruajtjes të energjisë, ujit, shprehive ndaj mbeturinave dhe transportit. Ata punuan vizatime duke treguar si të kursehet harxhimi i energjisë dhe ujit në shkollë dhe si të mbahen shkollat të pastërta nga bërdhoqet. Ato promovuan selektimin e mbeturinave dhe reciklimin e tyre, si dhe pedisterijën dhe biciklizmin në vend të vozitjes me vetura. Vizatimet më të mira do të përdoren për të bërë postera të cilat do të përdoren në gjith pilot shkollat.

Jo më pak aktiv janë edhe arsimtarët e shkollave të gjelbërta. Në mars, ato do të takohen përsëri në forumin e katërt të arsimtarëve për rishikuar progresin e projektit dhe për të planifikuar kontributin e Shkollave të Gjelbërta në festimin e ditës së botës në prill, si dhe kuizin e  Klubit të Gjelbërt në maj.

PEP ju ndihmon edhe shkollave të tjera për të përsëritur shembullin e Shkollave të Gjelbërta. Nëse jeni të interesuar të lexoni më shum për Shkollat e Gjelbërta, klubin e tyre, aktivitetet, garimet dhe forumet, ju lutemi vizitoni www.greenschools.org.mk


 

Lajmet e përpashme: 2009; 2008; 2007