Reth nesh
Projekti për Arsimin Fillor (PEP) është një nismë e drejtuar kah të gjitha shkollat fillore në Maqedoni.

 

 




 

 

       

Një shkollë nga Struga – shembull se si aktivet profesionale punojnë në avancimin e notimit dhe mësimin


Në shkollën Vëllezërit Milladonivci, Strugë, në të cilën mësimi zhvillohet në tri gjuhë mësimore tashmë dy vite intenzivisht punohet në avancimin e notimit të nxënësve. Pas trajnimeve që u mbajtën vitin e kaluar nga ana e PEP për zbatimin e standardeve për notim, notimi cilësor u bë prioritet në punën e arsimtarëve. Efektet e punimit së shpejti ishin të dukshme, kurse vërtetimi më i madh ishte rritja e interesit dhe motivit te nxënësit për arritje të rezultateve më të larta.
Në këtë drejtim, duke e shfrytëzuar përvojën e vitit të kaluar, arsimtarët që nga fillimi i këtij viti shkollor filluan t’a integrojnë notimin në planifikimet vjetore dhe tematike në çdo landë mësimore, poashtu edhe në planifikimet e punës së aktiveve profesionale.         Në esencë, qëllimi kryesor i aktiviteteve të aktiveve profesionale është notimi cilësorë. Aktivet profesionale janë më aktivë, mbajnë takime dhe mbledhje, kanë komunikim më të mirë, vizitojnë orët e njëri-tjetrit dhe bëjnë shkëmbimin e ideve në lidhje me notimin. “Notimi formativ mundëson që notimi mos të paraqes barrë për arsimtarin dhe nxënësin por ai të dalë nga vetë procesi i mësimit dhe arritjejeve”, thotë Viktorija Poposka, koordinator shkollor për notim. 
Në shkollë u bë të kuptohet se puna me ekip u ndihmoi shumë në ballafaqimin me sfidat  e qasjeve të reja në notim.Aktivet profesionale paraqesin forcë nxitëse për avancimin e notimit dhe sigurojnë konsistencë në qasjet dhe standardet, në nivel shkollor. Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave për qasje efektive në noitim, të arritura nëpërmjet notimit në klasë, përgatije e përbashkët e instrumenteve për notim si lista për notim, pyetje dhe teste elektronike, puna e arsimtarëve rreth notimit bëhet më e pasur dhe me ide të reja.Si rezultat i qasjes së tillë, nxënësit bëhen më të motivuar dhe çdo here në pritje të gjërave të reja dhe interesante.

   

 


Lajmet e përpashme: 2009; 2008; 2007