Shkolla fillore “Kirili dhe Metodij” nga Tetova
përmison mësimdhënien me implementimin qasje inovative
Satki Ismaili është arsimtar në Shkollën fillore “Kirili dhe Metodij” ne Tetovë dhe është pjesëmarës inovativ në USAID/PEP i cili punon në shkollë të hapur për ndryshime dhe ne cdo hap i ndjek reformat të cilat implementohen në procesin arsimor.
Shkolla u kyq ndër të parat në USAID/PEP proektin dhe ate ne Fazën e parë në komponentën për Zhvillimin e lëndës se matematikës dhe lëndëve natyrore. Të gjithë arsimtarët të cilët i ligjërojnë këto lëndë në gjuhën shqipe dhe maqedona se i kaluan të gjitha trajnimet. Nën ndikimin e trajnimeve në këtë komponentë arsimtarët bën ndryshime në punën e tyre duke përdorur forma të reja edukative, metoda dhe teknika për punë, me cka mësimin e bënë më interesant dhe më tërheqës për fëmijët. Arsimtarët filluan të organizonjnë edhe orë për përkrahjen e kolegëve nga disa lëndë të caktuara, si dhe orë dhe lëndë të mbikqyrura nga ana e kolegëve. Disa nga këto orë jan inqizuar me video-kamera dhe të vendosura në dokumentacionin s hkollor.
Njëashtu shkolla është e kyqyr edhe në komponentën për zhvillimin e notimit shkollor. Të gjithë arsimtarët i kaluan trajnimet dhe me sukses po e implementojnë këtë notim në punën me nxënësit.
Vitin e kaluar 8 arsimtarë nga shkolla jonë me sukses e kaluan PEP procesin e sertifikimit të arsimtarëve dhe janë në pritje të sertifikateve. Përveq portfoliove të përgatitura me sukses arsimtarët mbajtën edhe orë të hapura nën mbikqyrjene pedagogut dhe drejtorit të shkollës.
Këtë vit shkollor duke u bazuar në diturit e fituara nga seminaret, shkolla si prioritet në Planin vjetor e vëndoi planifikimin e notimit në cdo nivel, përdorimi i standardeve për notim si dhe përdorimi i çasjeve të drejtuara nga nxënësi në lëndën e matematikës dhe ato natyrore. Njëashtu me aktivizimin e kompijuterëve në shkollën tonë, planifikojmë që sa më intenzivisht të m bledhemi, të diskutojmë dhe ti ndihmojmë njëri tjetrit në implementimin e IKT edukimit.
Si të parët në këto aktivitete janë arsimtaët e matematikës dhe lëndëve natyrore sepse të parët u kyqën në këtë proekt dhe disa prej tyre punojnë si PEP fasilitatorë.
Lajmet e përpashme: 2009; 2008; 2007 |