![]() |
|||||
Renovim i shkollave të zgjedhura dhe aktivitete për efikasitet energjetikNe, në PEP, kuptojmë se shkollat janë diç më shumë se një koleksion i dhomave ku mbledhim rininë. Shkollat duhet të jenë kompleks i hapësirave mësimore që i stimulon të rinjët, nxit zbulime dhe siguron një ambient që është i sigurtë dhe konfor. Duke punuar me bashkësitë, ku përfshihen edhe këshillat e shkollave, PEP do të bënë më shumë se renovim të thjeshtë, për të krijuar ambiente mësimore të qëndrueshme që e arsyetojnë çmimin dhe përdorin material ndërtimor modern që e kursen energjinë, për të ndihmuar komunat të ruajn resurset e pakta dhe të mbështetin shkollat cilësore. Përdorimi i shkollave “të gjelbërta” si laboratore “të gjalla” për mësim të shkencave natyrore dhe teknologjike, do të nxit nxënësit të marrin njohuri që mundësisht do t’i aplikojn në shtëpi. Gjatë vazhdimit të projektit, do të përmirësojmë ambientin fizik mësimor në 100 shkolla dhe do të përdorim teknologji “të gjelbërta” për të demonstruar ndikimin që mundet ta ketë një plan i përgjithshëm i efikasitet energjetik mbi shpenzimet dhe rezultatet mësimore. Veçanërisht, projekti do të realizojë aktivitetet vijuese: 1) Të përpilojë hartë nacionale të mbështetur në bazën e të dhënave për nevojat e renovimit të shkollave 2) Të krijojë ambiente mësimore stimuluese përmes reparimit të 100 shkollave prioritare; duke përfshirë përdorimin e teknologjive “të gjelbërta” themelore 3) Të udhëheq më së paku pesë pilot shkolla “të gjelbërta” për të demonstruar kursim në shpenzimet duke përdorur teknologji dhe materiale ndërtimore për kursim të energjisë Ballina | Për privatësinë | Kontakt | Webmaster ©2007 USAID Projekt për arsimin fillor |
|
||||