Renovimi i Shkollave

 



 


Fazat e mëparshme

 

Ne si PEP, mendojmë se shkollat nuk janë vetëm klasa ku do të grumbullohen nxënësit, por shkollat duhet të jenë bashkësi e ambienteve për mësim të cilat do ti stimulojnë nxënësit, do ti frymëzojnë të hulumtojnë dhe ambient i cili do të jetë  i sigurt dhe i këndëshëm.
Duke bashkëpunuar me komunat duke i përfshirë edhe këshillat shkollore, PEP shkon përtej renovimit të thjeshtë po krijon ambiente që kursejnë dhe me kualitet që zgjasin, dhe përdorin materiale që janë energji ruajtëse dhe i ndihmojnë komunave për të kursyer buxhetin që është edhe ashtu shum i vogël dhe për të pasur shkolla me kualitet. Ne punojmë edhe me partnerë të tjerë me të cilit zhvillojmë shkolla të “Gjelbërta” shkolla të cilat përdorin praksa të vetëdijshme për mjedisin jetësor dhe të cilat nxisin të rinjtë të përdorin  shprehi të mira jasht dhe në shkollë.
Gjatë kohëzgjatjes të këtij projekti, ne do të përmirësojme mjedisin fizik të mësimit në 100 shkolla dhe do të përdorim  teknologji të “gjelbërta” që të demonstrojmë se çfar influence mundet të ket plani për ruajtjen e energjisë  në shpenzimet dhe mësimi nga ajo. Me mbarimin e këtij projekti në 2011 ne planifikojmë të kemi më së paku një shkollë fillore të renovuar në çdo komunë.
Me mbarimin e vitit 2009, Faza e parë dhe Faza  e dytë nga renovimi i shkollave ka mbaruar. Në fazën e pare  8 shkolla fillore janë renovuar, në fazën e dytë 32 shkolla fillore janë renovuar dhe një shkollë muzikore në Kavadarci është renovuar në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA`ve.
PEP  bashkëpunon me komunat edhe me shkollat. Ndihmë të madhe ka edhe nga këshilli i prindërve dhe i arsimtarëve në implementimin e projektit edhe në krijimin e një mjedisi më të mire për  fëmijët. Këto renovime sjanë vetëm estetike pasi që krijojnë kushte më të mira për mësim, ulin harxhimet për nxemje dhe janë  jo të damshme për mjedisin. Kemi informata nga shkollat  se i kanë ulur harxhimet për nxemje ashtu që kursejnë   paratë dhe me atë kursim munden për nevoja të tjera.
Në vitin 2010, Faza e  tretë do të vazdojë, 36 shkolla fillore do të renovohen në këtë faze. Bashkëpunimi me komunat dhe shkollat do të vazdhoje si më para.
.
Një nga pjesët kryesore të komponentës për Renovimin e shkollave janë punëtoritë për “ Mjedise efektive për mësim” dhe “ Bashkëpunimi me Prindërit” të cilat OJQ “Step by Step” Maqedoni i organizon në gjith shkollat e renovuara. Me këto punëtori ju tregojmë prindërve dhe arsimtarëve si ti shëndrojnë klasat në  mjedise për mësim efektiv. Për ti ndihmuar shkollat në këto aktivitete, secila shkollë e renovuar do të pranoje paisje për klasat.
Aktiviteti  i “Shkollat e Gjelbërta” është pilot projekt për ti drejtuar shkollat fillore në procesin për tu shëndruar në vetëdijshëm për mjedisin dhe si institucione me efikasitet të energjisë. Ky aktivitet  është i dizajnuar për nxënësit dhe arsimtarët që të jenë më të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtëjes të energjisë. Ky pilot do të implementohet në 5 shkollat në bashkëpunim me partnerët tonë, USAID Projekti për Reciklimin e Plastikës (PET). Pesë pilot shkollat do të përdoren si modele për komunat tjera të interesuara në kësi soji  kursimeve.PEP do të monitoroje kursimet nga efikasiteti i energjisë dhe do të punoje me komunat dhe këshillat e prindërve, që të tregoje se si investimet me afatshkurte munden të kenë  kursime në harxhime në afatgjatë.