Renovimi i Shkollave

 


 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përforcim i kapaciteteve të këshilleve shkollore

Këshillat shkollore munden të jenë liderë të vërtetë në komunitetin tonë. Të kompiluar nga përfaqësues prej grupeve të ndryshme të interesuara në këtë çështje, ato e kanë të drejtën dhe autorizimin juridik për të udhëhequr me shkollën dhe me vendimet e tyre që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kualitetit të mësimdhënies, mjedisit mësimor dhe proçesit arsimor.

Duke nisur nga kjo përgjegjësi e madhe që e kanë këshillat shkollore në komunitetin lokal, pranë komponentës për renovim filloi Programi për përforcimin e kapaciteteve të këshillave shkollore, nëpërmjet të trajnimeve të shpeshta dhe takimeve mentorike do të nxiten dhe do të pregaditen këshillat shkollore për tu bë qendra për udhëheqje të suksesshme me shkollat. Në këtë mënyrë ato do të fitojnë aftësi dhe njohuri për të vendosur standarde më të larta në shkollat dhe për të përmirësuar mjedisin mësimor. Me siguri që me avancimin e kapaciteteve të këshillave shkollore dobi do të kenë edhe vetë nxënësit të tashëm edhe ato të ardhshëm, të cilit do të kenë kushte më të mira fizike, mësim më me kualitet dhe mjedis mësimor më të mirë, ku do të realizohen idealet dhe kualitetet e tyre.

Këshillat shkollore janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre të madhe që e kanë në udhëheqjen e shkollave si edhe në mangësitë e numërta dhe nevojat për renovim që i kanë shkollat, pikërisht për këtë arsye në proçesin e aplikimit çë ka zgjatur prej 1 deri në 15 nëntor, kanë arritur 180 aplikacione prej 73 komunave.

Sipas kritereve për selektim të aplikacioneve, Komisioni për vlerësim të aplikacioneve i përbërë nga anëtarë prej profileve të ndryshme i ka vlersuar të gjitha aplikacionet e arritura dhe ka vendosur që 15 këshilla shkollore të thiren në intervistë, me qëllim që në fund të zgjedhen 8 këshillat më të mira shkollore. Intervistat janë mbajtur në zyret e PEP projektit me 29 dhe 30 nëntor të vitit 2010.

Sipas komisionit për vlerësim, ishin të zgjedhura këto 8 këshilla shkollore që të marrin pjesë në Programin për përforcimin e kapaciteteve të këshillave shkollore:

Këshillat shkollore të zgjedhura

 

Ju falëmenderojmë të gjith këshillave shkollore, shkollave, si dhe komunave që kanë aplikuar. Shpresojmë se këshillat shkollore të zgjedhura do të jenë shembull për udhëheqje të suksesshme me shkollat për gjith këshillat shkollore në Republikën e Maqedonisë.