5-7 shkurt 2009, Strugë – Punëtori për mësimdhënësit e teknologjisë nga shkollat fillore pilot
Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte që mësimdhënësit e teknologjisë të pajisen me ide si të përdorin kompjuterët dhe teknologjinë e re në lëndën e tyre me qëllim që të modernizojnë planin e programin e edukatës teknike në shkollat fillore dhe të iu mundësojnë nxënësve të zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre bazike. Punëtoria u organizua në partneritet me Butler Community College, nga Kanzasi, SHBA, dhe i prezantuar nga Z. Robert Ray.
U përpunuan 3 tema kryesore:
- programimi 3D me Alice Softuer
- LEGO Robots- programimi i robotëve me Mindstorms NXT softuer
- Flip video kamerat- përpunimi i video dhe zërit me Microsoft movie maker
Shkollat fillore pilot u pajisen me softuerë dhe pajisje specifike për testime.
E bashkangjitur është lista e pjesëmarrësve
8-9 shkurt 2009, Strugë – Punëtori për mësimdhënësit e lëndëve profesionale në pilot shkollat profesionale teknike
Në partneritet me Butler Community College, Kanzas, SHBA gjithashtu u realizua një punëtori për mësimdhënësit e lëndëve profesionale në pilot shkollat profesionale teknike. Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte kyçja e robotikës dhe programimit 3D në planin dhe programin e arsimit profesional teknik dhe mundësimi i nxënësve të shohin teknologjitë e reja që përdoren në industri.
Pilot shkollat profesionale teknike u pajisën me softuerë dhe pajisje specifike për testim.
E bashkangjitur është lista e pjesëmarrësve
|